Bota

“Kjo është jashtë kufijve”,reagimi i 33-vjeçares kur mësoi se i shoqi ka kërkuar test ADN

21 Prill 2022, 11:55 Nga DOSJA
“Kjo është jashtë kufijve”,reagimi i

GREQI- 33-vjeçarja Roula Pispirigou, e cila ndodhet në burg si e akuzuar për vrasjen e tre vajzave të saj  po mendon të padisë bashkëshortin e saj për shpifje dhe fyerje të kujtimit të Malenës dhe Irisit pasi ky i fundit ka kërkuar testin e ADN-së.

Sipas Protothemës, Pispirigou me anë të avokatit të saj Othonas Papadopoulos, tha se po mendon që të merrte masa ligjore, nëse vërtet Manos Daskalakis kërkon testin e atësisë.

“Kjo është jashtë kufijve”- është shprehur ajo sipas avokatit i cili tha se nëse është e vërtetë do të ndjekin rrugën ligjore pasi kjo fyen kujtimin e Malenës dhe Irisit.

Lajmi për kërkesën e nga Manos Daskalakis u publikua dje, ku sipas informacioneve, ai synon të kërkojë testin e atësisë për dy vajzat më të vogla, të cilat vdiqën të parat dhe brenda dy vitesh, ku më shumë dyshime ka tek Irisi, e cila vdiq në moshën 6 muajshe.

Lëvizja e Daskalakis, por edhe reagimi i Pispirigou tregojnë se mes çiftit ka ndodhur një ndarje  përfundimtare.

Nuk ka absolutisht asnjë komunikim,” shpjegoi Papadopoulos, duke vënë në dukje se 33-vjeçarja me kalimin e kohës ka pranuar se nuk ka dëshirë për komunikim me të.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni manos daskalakis roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi manos daskalakis roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll