Bota

Shpërthim në Institutin Ushtarak Rus,1 i vdekur dhe 30 të plagosur, tymi mbulon qytetin

21 Prill 2022, 12:15 Nga DOSJA
Shpërthim në Institutin Ushtarak Rus,1 i vdekur dhe 30 të

RUSI- Një zjarr i madh shpërtheu sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në qytetin Tver ku një person ka humbur jetën dhe 30 janë plagosur nga zjarri.

Sipas mediave serbe, zjarri ka rënë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet elektrike. Ndërtesa është e institutit rus për zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

Zjarrfikësit kanë marrë njoftimin për zjarrin rreth orës 11 ku 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore, disa për shkak të thithjes së tymit, të tjerë për shkak të lëndimeve të lehta.

Sipërfaqja e përgjithshme e prekur nga zjarri është rreth 1000 metra katrorë”, tha shërbimi rus i emergjencës.

Një burim nga terreni tha se disa njerëz u plagosën duke u hedhur nga dritaret në tentativë për t’i shpëtuar flakëve. Zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesë dhe përfshiu disa kate, tymi është përhapur deri në qendër të Tverit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi shperthim ne rusi lufta ukraine-rusi shperthim ne rusi

Sondazh

Poll