Bota

Aleksandër Vuçiç: Jam merak, kam një kërkesë për BE-në dhe shqiptarët e Kosovës

21 Prill 2022, 10:55 Nga DOSJA
Aleksandër Vuçiç: Jam merak, kam një kërkesë

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka dorëzuar sot Presidentit të Agjencisë Evropiane për Bashkëpunim në Çështjet Penale, Ladislav Hamran, Urdhrin e flamurit serb të shkallës së dytë.

Sipas mediave serbe Vuçiç, theksoi se Beogradi shpreson të vazhdojë dialogun në nivel të lartë, por se është shumë i shqetësuar për të gjitha llojet e kërcënimeve që vijnë nga Prishtina.

Jam i shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga Prishtina, për mosrespektimin e Marrëveshjes së Brukselit. Kërkesa ime për shqiptarët në Prishtinë, Bashkimin Evropian dhe të gjithë atyre që i kontrollojnë është që të mos e bëjnë këtë, të mos bëjnë presion mbi serbët në Kosovë, është e rëndësishme që ta ruajmë paqen. Shpresoj që njerëzit në Prishtinë të kenë një qasje racionale.Serbia duhet të vazhdojë në rrugën evropiane, por duhet të ruajë pavarësinë e saj në vendimmarrje” tha presidenti Vuçiç.

Vuçiç ka theksuar se ka qenë i ekspozuar ndaj presioneve të ndryshme, por është munduar që të mos përcjellë emocione personale.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi ladislav hamran aleksander vucic dialogu kosove-serbi ladislav hamran

Sondazh

Poll