Bota

4 ushtarë KROAT po luftojnë në fabrikën e çelikut Azovstalit në Mariupol

21 Prill 2022, 11:56 Nga DOSJA
4 ushtarë KROAT po luftojnë në fabrikën e çelikut

UKRAINË– Katër kroatë , po luftojnë në mesin e disa qindra ukrainasve në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Sipas Blic, ata luftojnë midis sulmeve të ashpra të rusve prej disa ditësh. Një ish-ushtar profesionist kroat dhe pjesëtar i njësive speciale, u shpreh se ka folur për herë të fundit me ushtarët para tre ditësh.

“Më ka telefonuar Toni ynë nga Dalmacia para tre ditësh, ai është komandant i çetës në Azov. Ai më shkroi se ai dhe tre nga njerëzit tanë ishin në tunelet e Azovstal .Që atëherë nuk ka pasur asnjë zë prej tyre. Toni dhe këta sllavët janë në Mariupol, kam frikë se nuk do të shkojë mirë. Ai tha se ka shumë civilë në tunele, dhe nuk kanë as ushqim, as ujë,,” tha ai.

Këtë mëngjes në Azovstal, janë shkatërruar tre tanke ruse, dy automjete luftarake të këmbësorisë dhe një transportues të blinduar të personelit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fabrikën e çelikut azovstal lufta ukraine-rusi fabrikën e çelikut azovstal lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll