Bota

‘Nuk do ta lëmë popullin ukrainas vetëm’, kryeministrat danez dhe spanjoll vizitojnë Kievin

21 Prill 2022, 11:37 Nga DOSJA
‘Nuk do ta lëmë popullin ukrainas vetëm’,

UKRAINË– Kryeministri danez Mette Frederiksen dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ndodhen sot në Kiev ku do të takohem me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një lëvizje për të mbështetur vendin.

Frederiksen është zotuar të dërgojë më shumë armë në Ukrainë. I veshur me një jelek antiplumb, ai dhe Sanchez vizituan qytetin e shkatërruar të Borodyanka, i cili u rimor pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona përreth Kievit.

“Ne synojmë t’i dërgojmë më shumë armë Ukrainës sepse kjo është ajo që atyre u nevojitet më shumë ,” tha Frederiksen.

Conmovido al comprobar en las calles de Borodyanka el horror y las atrocidades de la guerra de Putin.

No dejaremos solo al pueblo ucraniano. pic.twitter.com/OfEIa9oOTC

— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) April 21, 2022

Sipas Sanchez, dy kryeministrat shkuan për të parë terrorin dhe tmerrin e luftës së Putinit në rrugët e Borodyanka, duke siguruar se do të mundohen të ndihmojnë Ukrainën.

Ne nuk do ta lëmë popullin ukrainas vetëm”. -tha Sanchez.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mette frederiksen pedro sánchez lufta ukraine-rusi mette frederiksen pedro sánchez

Sondazh

Poll