Bota

Formimi i qeverisë serbe, Vuçiç: Kush do të jetë kryeministër e di vetëm unë

21 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
Formimi i qeverisë serbe, Vuçiç: Kush do të jetë

SERBI- Presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të tij për formimin e qeverisë, tha se është i vetmi që e di se kush do të jetë i mandatuari për kryeministër.

Sipas mediave serbe, ai u shpreh se Serbia duhet ta ruaj pavarësinë politike, dhe se duhet ti dëgjojë të gjithë që të vendos se cili do të jetë kandidat për kryeministër. 

“Besoj se do të arrijmë ta ruajmë pavarësinë politike për të ecur përpara. Në disa media lexoj se si pyetet Perëndimi, në të tjera lexoj se si vendos Moska për të zgjedhur kryeministrin. Unë kam detyrimin t’i dëgjoj të gjithë, që të shoh se kush mund të jetë i mandatuari për kryeministër. Serbia duhet të jetë e pavarur dhe askush nuk duhet të formojë qeveri në anën e saj, siç ndodhi në vitin 2008 kur ne u shkatërruam. Ne do të kemi forcën për të ruajtur pavarësinë politike,” tha Vuçiç.

(d.d)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksandar vucic aleksander vucic aleksandar vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll