Politike

VD-Rama jep ULTIMATUM: Nëse vendosni Saliun në krye, ndërpresim çdo marrëdhënie me PD!

21 Prill 2022, 09:45 Nga DOSJA
VD-Rama jep ULTIMATUM: Nëse vendosni Saliun në krye, ndërpresim

TIRANË- Në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se do të pranojnë propozimin për president nga opozita, por jo nga Sali Berisha që e cilëson si “të vdekur”. Sipas Ramës, do të vijojnë konsultimet por thekson se jo të gjithë mund të duan të bëhen president, duke u shprehur i gatshëm për bisedime me këdoqoftë, veç paraardhësit të tij në detyrë.


“Ne ju bëmë dhuratën më të madhe se iu bëmë Ilir Metën president. Edhe në ëndrrën tuaj më të harbuar nuk e keni menduar një president aq të harbuar. Le ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar nga ndonjë pamundësi, por sepse këta jemi ne. Për hir të të vërtetës kështu është ADN e PS. Po të shikosh historinë e PD, ndërpartiake të 30 viteve, PS ka qenë gjithmonë partia që ka lëshuar më shumë. Është përpjekur të gjejë dakordësi. Këtu kam parasysh faktet, aktet, ndërveprimet reale dhe konkrete, nuk kam parasysh retorikën e Foltores. Do e bëjmë këtë përpjekje se e kemi detyrim ndaj vetes, njerëzve që na kanë zgjedhur. Ndaj vendit që t’i japim një president që nuk duhet të jetë njëri nga ne. Ju e keni parë që mua më dalin fjalët, prisni se dilni më keq. Natyrisht ata që iu zgjodhën nuk e dinin që do përfundonit kështu. Por gjithsesi ju jeni këtu. Jeni një fakt dhe realitet. Do ishte mirë që dy gjëra të jenë të qarta. Me Saliun ne nuk kemi punë, ai për ne është i vdekur, kuptohet politikisht. Sinqerisht ne i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin ne mos na ngatërroni. Nëse ju do të bëni zgjedhje që të drejtoheni nga një vdekur, ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie me PD,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 prill 2022 edi rama seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll