Politike

Balluku i përgjigjet Berishës: Skavicën e kishit “gurë shahu”, sot e sulmoni projektin

21 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
Balluku i përgjigjet Berishës: Skavicën e kishit “gurë

TIRANË– Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku iu përgjigj ditën e sotme deklaratave të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berishës për situatën energjitike në vend. Nga foltorja e Kuvendit, ministrja i rikujton Berishës se si ishte situata energjitike në vitin 2013. Ajo tha se projektin e Skavicës e kanë lavdëruar në të shkuarën mirëpo sot po e sulmojnë. 

“Në një tryezë ishin faktorët që kanë dërrmuar sektorin energjitike. Ata thonë që Shqipëria prodhon 98% të energjisë ujore. Në vitin 2013 pasi plaçkitën, ata morën edhe kaskadat ujore. Morën Matin dhe e privatizuan në këmbim të kompensimit të TVSH. Nuk u mjaftuan dhe privatizuan edhe kaskadën e Bistricës. Prej dy vitesh jemi duke përfunduar dy projekte të mëdha dhe gazifikimin e vendit. Është një projekt me kompanitë më të mëdha të Amerikës. Do e përfundojnë në kohë rekord. Jo vetëm ndezjen e TEC-it, por edhe tubin gazsjellës nga porti i Vlorës në zonën e TAP në Seman. Do nis për tu shpërndarë qoftë në Itali apo vende si Bullgaria. Ju ëndërronit të kishit TEC e Vlorës dhe për Skavicën. Skavicën nuk keni lënë ditë pa e lavdëruar por nuk e përdorët dot kurrë. Sot në terren ndodhen grupet e punës . Amerikanët po studiojnë gjeologjinë. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla dhe çfarë është e vërteta. Keni parasysh se çfarë keni bërë.” tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë plenare! Zhupa interpelancë me Kushin për ‘Paktin për Universitetin’ (RENDI)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku seanca plenare 21 prill 2022 belinda balluku seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll