Politike

‘Duhet të vendosim linjën direkte ajrore’,Meta takon presidentin e Rajonit të Kalabrisë

21 Prill 2022, 10:35 Nga DOSJA
‘Duhet të vendosim linjën direkte ajrore’,Meta takon

ITALI- Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij disa ditore në Itali ku po viziton disa qytete arbëreshë është takuar me Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto me të cilin diskutuan rreth vendosjes së linjës direkte ajrore Tiranë-Kalabri për të shumëfishuar lidhjet e tyre.

Presidenti Meta theksoi se Arbëreshët dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ’90-të në Itali qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të shkëlqyera historike dhe tradicionale mes dy popujve e vendeve tona.

Ruajtja e identitetit kombëtar, integrimi i plotë i Arbëreshëve dhe i komunitetit të ri shqiptar në jetën ekonomike, sociale, kulturore, intelektuale dhe përfshirja e tyre gjithnjë e më shumë në realitetin politik në Itali, duke ruajtur karakteristika të forta të identitetit të origjinës, u japin marrëdhënieve mes nesh një dimension tjetër të veçantë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Pasi nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më parë të një linje direkte ajrore Tiranë-Kalabri, që do të kontribuojë për të shumëfishuar lidhjet mes Arbëreshëve dhe shqiptarëve, por edhe mes dy popujve tanë, duke sjellë një impakt të madh sidomos në zhvillimin e turizmit.

Kreu i Shtetit solli në vëmendje mësimin e arbërishtes në shkollë, në të gjitha trevat ku banojnë në Itali, në përputhje me aktualizimin e Ligjit italian nr. 482 “Për minorancat gjuhësore”, por dhe sipas nevojës së artikuluar nga Profesorët e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Cosenza.

Duke e konsideruar trashëgiminë kulturore arbëreshe “Moti i Madh”, si një pasuri të çmuar të Shqipërisë dhe Italisë, Presidenti Meta theksoi se autoritetet e të dy vendeve duhet të dyfishojnë përpjekjet për përfshirjen e kësaj vlere të çmuar europiane dhe botërore në UNESCO.

Gjithashtu, Kryetari i Shtetit vlerësoi avokatinë e pashembullt të Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe ndihmesën bujare të gjithanshme të dhënë për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbereshët e italise ilir meta roberto occhiuto arbereshët e italise ilir meta roberto occhiuto

Sondazh

Poll