Politike

Rama: Mos na e qani hallin ne, rrini poshtë kalit ju, çfarë nuk shikoni aty poshtë

21 Prill 2022, 09:50 Nga DOSJA
Rama: Mos na e qani hallin ne, rrini poshtë kalit ju, çfarë nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu drejtua Partisë Demokratike duke i thënë se ata u qajnë hallet. Nga salla e Parlamentit, Rama deklaroi se deputetët e PD-së janë poshtë kalit dhe nga aty shikojnë se çfarë ndodh.

‘Marr maksimumin e propozimeve, e dyta që është më e rëndësishme se e para për të mos marrë nëpër gojë njerëz, për të mos bërë një seri tjetër telenovele, për të mos futur në siklet njerëz që secili ka të drejtë të propozojë, midis këtyre të dyjave do të duhet që të flasim me këdo qoftë që është propozuar, se jo të gjithë duan të bëhen president. Ka plot që mund të thonë faleminderit po s’dua, ju na qani hallin poshtë kalit ne, cfarë nuk sheh aty poshtë dhe cfarë nuk i bëjnë sytë. Një konsultim i parë është bërë, ju them sot që qëllimi nuk është që të bëjmë një zgjedhje që të bëjmë dikë nga grupi jonë, nëse do të kishim do e bënim. Kështu që nuk është ky qëllimi, duam që nëse është e mundur ti japim Shqipërisë dikë që është përfaqësues përtej PS, të garantojë disa cilësi të thjeshta që sot janë bërë të domosdoshme.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë plenare! Zhupa interpelancë me Kushin për ‘Paktin për Universitetin’ (RENDI)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 prill 2022 edi rama seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll