Politike

VD-Zgjedhja e presidentit të ri, Rama kujton të shkuarën: Ishte dhe Saliu ndjesë pastë!

21 Prill 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e presidentit të ri, Rama kujton të shkuarën: Ishte

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga Foltorja e Kuvendit i është përgjigjur akuzave të parardhësit të tij, Sali Berisha për një proces ‘mafioz’ për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ndër të tjera në fjalën e tij, Rama tregoi historinë një kandidat ‘të arratisur’ në Greqi, emrin e të cilit nuk e përmendi, ndërsa nuk harroi pa përmendur edhe propozimin e Nard Ndokës për zgjedhjen e shkrimtarit Ismail Kadare për President.

“Ka qenë një ngjarje kur vlen ajo shprehja, jeta imiton artin. Asnjë shfaqje e teatrit absurd nuk do të linte pas atë që i dhamë njëri-tjetrit, duke marrë nëpër gojë njerëz. Për të mos bërë emra dhe të mos u zgjatur. Ja erdhi dhe një tjetër se ka qenë dhe Fatmir Mediu prezent. Arriti puna sa një kandidat e gjetëm në Golem dhe pastaj morëm në telefon Fatos Bejën, ai e njihte. U nis një makinë në Golem, e kur nuk u gjet, ndjesë pastë Saliu tha na ngatërron Fatosi. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin. Teatri u prish kur doli kandidati për president që nuk e njihte askush, një ushtarak dhe u ra dakord të riktheheshim në sallën e shfaqjes pasi të komunikonim me partitë përkatëse, por ushtaraku kishte rënë rrugës pasi i shkreti Sali kërkoi kokën e Dhori Sallakut. Dhe e tha kështu. Ne nuk kishim një kokë për t’i dhënë dhe këtu mbaroi. Pastaj u zhvillua raund tjetër ku doli Toger Bujar Nishani si President. Aty ishte më thjeshtë sepse PD i kishte votat. Si pasojë e një aksidenti rrugor, erdhi një president tjetër pastaj kur doli nuk ishte më se i kishte dalë një hije në radiografi. Procese qesharake. Procesi më normal që prodhoi presidentin më anormal u bë kur ju nuk ishit këtu se ishit në revolucion permanent,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll