Politike

Plas sherri në PD, zbardhet debati i plotë, Noka-Alibeajt: Mos i fol ashtu Berishës

21 Prill 2022, 07:54 Nga DOSJA
Plas sherri në PD, zbardhet debati i plotë, Noka-Alibeajt: Mos i fol

TIRANË- Debate të ashpra kanë ndodhur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike mes kreut të grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Flamur Noka ka dalë në mbrojtje të ish-kryeministrit duke i kërkuar të mos i flasë në atë mënyrë. Nga ana tjetër, Alibeaj i është kthyer duke thënë se Berisha është peng.

PJESË NGA DEBATI: 

Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishës: Peng je ti.

Noka-Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha – Alibeaj: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete. Është e tëra në funksion të Edi Ramës dhe ne të bëjmë se jemi pyetur. Ka rregull për të qenë opozitë e vërtetë dhe ka rregulla shumë të qarta. Kur ai deputetëve të vetë u fut zarfin sekret, një metodë mafioze, tipike, ne s’kemi punë me të. Cilido që mendon ndryshe bën lojën e tij. Ç’punë kemi ne? Po të hapte garë dhe t’u thoshte që opozita do ta ketë presidentin atëherë do të mblidhej me opozitarët e tjerë dhe do diskutonim nëse do e pranonim apo jo. Në këtë mënyrë vetëm në shpellat e mafies veprohet kështu. Të kujton përrallat me sumbulla të sheikëve të sulltanëve. Po përdhoset institucioni i Presidencës dhe i shqiptarëve. Nuk ke besimin në asnjë hap të PD. Je në funksion të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll