Politike

Çështja e presidentit, Alibeaj: S’duhet të shmangemi nga procesi, t’i grisim fasadën Ramës

21 Prill 2022, 08:13 Nga DOSJA
Çështja e presidentit, Alibeaj: S’duhet të shmangemi nga

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar debatet e shkaktuara nga ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhje si “zhurmë”, duke iu referuar edhe njëherë si një të paftuar. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar do të jenë të pranishëm dhe gazetarët për të ndjekur nga afër debatet. Më pas, ndër të tjera në fjalën e tij, Alibeaj tha sedo të merret mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar, por për të, opozita nuk duhet të braktisë procesin, por duhet që të grisë fasadën e Edi Ramës.


“Kjo çështje është sqaruar në disa pjesë, duhet të zhvillohej dje. Për këtë arsye sot çështja që u diskutua e para ishte diskutimi i axhendës së seancës, diskutohet lidhur me çështjen e presidentit të republikës. Gjithmonë ndodh se vjen Berisha, jep mendimin e tij, unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm. E kuptoni sa penalizuese është për opozitën. Edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë. Rama nuk e ka të drejtën që të zgjedhë presidentin, po ua them. është e thjeshtë. 4 deputetë nuk janë në sallë por qeli, dy janë “non grata”. Edhe në këtë aspekt është i delegjitimuar.Ajo që duhet të ndodhë është që duhet të jetë presidenti i Shqipëtarëve. Nuk rrudhet presidenti duke u futur në zarfe, ka dy rrugë, njëra është më bishtin ndër shalë dhe të shmangemi. Jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën. Duhet të simbolizojë dhe gjysmën, është detyrimi ynë dhe i opozitës që të çohet para. Ky është qëndrimi që unë kam, ky është qëndrimi që të paktën nga ana ime duhet të respektojë figurën e presidencës. Presidenti është i shqiptarëve,duhet të kemi detyrimin të bashkohemi.Duhet përballje me regjimin. Do të kemi tjetër mbledhje grupi, po ua them që sot, jeni të ftuat në mbledhjen tjetër për të ndjekur drejtpërdrejt qëndrimet. Duhet të jetë presidenti i shqiptarëve dhe jo partive. Sa kohë që flitet për një konsultim kolegjial, është afërmend që është qëndrimi final. Përjashtimi i deputetëve nga PD? Ai ishte qëndrim i konsultuar me 32 deputetë zhvillimet i dini. E njëjta logjikë është. Do të jetë grupi ai që do të vendosë. Çdo deputetë ka të drejtë të bëjë propozime për çështje që i shërbejnë bashkimit,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi parlamentar i pd 21 prill 2022 enkelejd alibeaj grupi parlamentar i pd 21 prill 2022

Sondazh

Poll