Politike

VD-Uji i pijshëm në Tiranë, Rama ngacmon demokraten: Po më priti Jorida, shkoj pi nga çezma

21 Prill 2022, 09:33 Nga DOSJA
VD-Uji i pijshëm në Tiranë, Rama ngacmon demokraten: Po më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes demokrate, Jorida Tabaku lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm në Tiranë. Me ironi, nga Foltorja e Kuvendit, Rama tha se është i gatshëm që edhe vetë të konsumojë ujë nga çezma dhe të postojë madje edhe video në rrjetet e tij sociale. 


“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës që askush nuk e pi nga çezma se mund të helmohet. Meqë si dëshmitar e ndjej për detyrë sot me t’u kthyer në shtëpi për të pirë ujë nga çezma. Jam gati që nëse zonja Tabaku më pret në shtëpi, do shkoj të pi ujë nga çezma e saj. Do bëj video dhe e hedh në Tik Tok. Jam i bindur se ke ndonjë djalë e vajzë të vogël që ta mëson Tik Tok si përdoret,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Presidenti, Rama: S’flasim me Saliun. Berisha: Do të të sjellim vdekje politike

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 prill 2022 edi rama seanca plenare 21 prill 2022

Sondazh

Poll