Bota

“Ka mbetur vetëm 5% jetë në Mariupol”, Zelenskyy: Focat ruse nuk po e ndalin sulmin

21 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
“Ka mbetur vetëm 5% jetë në Mariupol”, Zelenskyy:

FRANCË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy deklaron se aktualisht Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk mund të zhbllokojnë Mariupol-in me mjete ushtarake. Ai shprehu keqardhjen për një situatë katastrofike në Mariupol.

Sipas Liberation, ndërhyrjet e tij mediatike nga zyra e tij presidenciale në Kiev janë bërë një rutinë jetike për të komunikuar dhe treguar botës.

“Nuk është më as luftë, por më tepër një aksion terrorist nga ana e Federatës Ruse.deklaroi Kreu i Shtetit për dramën e këtij aglomerati të madh. Gjithçka u shkatërrua. 95% e ndërtesave, duke përfshirë shkollat, kopshtet, ambientet e banimit. Në këtë qytet ka mbetur 5% jetë. Rusët vazhdojnë të bombardojnë nga avionët, vazhdojnë goditjet e artilerisë, gjuajnë kudo”-tha Zelenskyy.

Edhe pse mëngjesin e kësaj të mërkure u gjet një marrëveshje paraprake mes dy kampeve për ngritjen e një korridori humanitar, presidenti Zelenskyy ishte skeptik për vërtetësinë. 

“Për sa i përket korridoreve humanitare, ne i japim, disa njerëz arrijnë të ikin, por në shumicën e rasteve shtigjet janë të bllokuara. Mijëra njerëz janë ende atje përfshirë fëmijë dhe të moshuar,”-tha ai, duke iu referuar dështimeve të shumta të evakuimeve të sigurta të civilëve nga Mariupol. 

I pyetur për marrëdhëniet e tij me Francën dhe mbështetjen e këtij fqinji evropian në këtë luftë, presidenti ukrainas përshëndeti “ndihmat diplomatike dhe humanitare”, por vuri në dukje, si zakonisht, mungesën e mbështetjes ushtarake. 

“Unë e kuptoj ndikimin e parave ruse në ekonominë franceze, zhvilloi ai. E kuptoj që presioni i brendshëm duhet të jetë mjaft domethënës. Por Presidenti Macron dhe Franca duhet të zgjedhin, pasi është luftë, midis biznesit, parasë dhe luftës për liri, për të drejtat e njeriut, për jetën shumë thjesht”- tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina kërkon seancë negociatash në Mariupol, G7 dhuron 24 miliardë USD

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll