Sport

Uzuni & Co, ndalin Atleticon në “Wanda”. Real Madridi edhe më pranë titullit…

21 Prill 2022, 04:52 Nga DOSJA
Uzuni & Co, ndalin Atleticon në “Wanda”. Real Madridi edhe

SPANJE – Në përpjekje për t’i larguar zonës së rënies nga La Liga, Granada ku nga janari luan edhe shqiptari Myrto Uzuni, mori një pikë të artë në transfertë ndaj Aletico Madridit në javën e 33-të. Sulmuesi i kombëtares kuqezi e nisi takimin nga stoli dhe hyri në fushë në minutën e 62-të, duke kontribuar për ruajtjen e portës së tij.

Me vlera të mëdha ky barazimi ishte edhe për Aitor Karanka, trajneri i ri i Granadës, i cili e nisi aventurën e tij andaluze me një rezultat shpresëdhënës. Pas ndeshjes ai e ka analizuar barazimin 0-0 të “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madridit, teksa u shpreh:

“Motoja e klubit është ‘lufta e përjetshme’ dhe kjo nuk do të mungojë. Ne e hoqëm gjendjen e mëparshme të ankthit dhe nervozizmit. Këta djem po luanin në Europë një apo dy vjet më parë dhe ne nuk mund ta harrojmë këtë. Grupi ka cilësi të mëdha njerëzore dhe sot e dëshmuan edhe një herë. Kjo pikë shërben si pikënisje sepse ne i dimë cilësitë që ka kjo skuadër”.

Granada mund të kishte krijuar një surprise në Wanda pas një goditjeje nga Petroviç (81’). Gjithsesi “Colchoneros” ishin të paefektshëm (22 goditje, 1 në portë), duke humbur mundësinë për të distancuar nga Barcelona, Sevilla dhe Betis në garën për Champions League. Granada mbetet në vendin e 18-të.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Getafe fitoi 2-0 në transfertë me dopiedën e Mayoral (23’, 51’) ndaj Celta Vigos. Real Madridi mposhti 3-1 Osasunën, duke hedhur edhe një hap tjetër pranë titullit të La Ligas. Alaba (12’), Asensio (45’) dhe Lucas Vazquez (90’+6) shënuan për “los blancos”, Budimir (13’) barazoi përkohësisht për vendësit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aletico madridi granada në la liga të spanjës trajneri i real madridit aletico madridi granada në la liga të spanjës trajneri i real madridit

Sondazh

Poll