Sport

Leipzig fiton ndaj Union Berlinit, gjen Freiburg në finalen e Kupës së Gjermanisë

21 Prill 2022, 05:22 Nga DOSJA
Leipzig fiton ndaj Union Berlinit, gjen Freiburg në finalen e Kupës

GJERMANI – Kur ndeshja e dytë gjysmëfinale po shkonte drejt kohës shtesë, atëherë u shfaq Emile Forsberg (90’+3) për shënuar golin e epërsisë dhe për t’i dhënë kualifikimin Leipzigut për finalen e Kupës së Gjermanisë, kundrejt Union Berlinit.

Becker megjithatë kishte hapur rezultatin për mysafirët (25’) dhe për një kohë të gjatë, Union Berlin besonte se ata kishin bërë goditjen e përsosur, duke i rezistuar sulmit të RB. Por në “Red Bull Arena”, loja do të merrte një pikë kthese, sepse Nkunku fitoi një penallti të shndërruar në gol nga Silva (61’).

Pjesa tjetër është një sulm-mbrojtje, ose pothuajse me lojtarë të RB Leipzig që sulmojnë, ata të Union Berlin që mbrohen dhe përpiqen të shfrytëzojnë ndonjë kundërsulmin më të vogël. Në fund, do të vinte goditja me kokë e Forsberg (90’+3) që shpërthen “Red Bull Arenën”.

Leipzig i bashkohet Freiburgut, i cili të marten fitoi 3-1 ndaj Hamburgut (3-1), duke siguruar për herë të parë në historinë e tij një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lamtumirën rb leipzigut presidenti i union berlin skuadra e leipzigut ka gjetur trajnerin e ri lamtumirën rb leipzigut presidenti i union berlin skuadra e leipzigut ka gjetur trajnerin e ri

Sondazh

Poll