Politike

Kryemadhi zbulon SMS e ndërkombëtarëve: Basha s’bëhet kryeministër, nxirrni kandidatin tuaj

20 Prill 2022, 20:24 Nga DOSJA
Kryemadhi zbulon SMS e ndërkombëtarëve: Basha s’bëhet

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ndërkombëtarët i kanë thënë që në muajin nëntor të vitit 2020, pesë muaj para se të zhvilloheshin zgjedhjet se Lulzim Basha që në atë kohë drejtonte Partisë Demokratike, nuk do të bëhej kryeministër. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se ndërkombëtarët i kishin propozuar që LSI të dilte me kandidatin e vet për kryeministër. Kryemadhi tha se nuk e kishte bërë këtë gjë pasi do të akuzohej më vonë për humbjen e zgjedhjeve nëse nuk do hynte bashkë me PD, por e ndarë. 

“Edhe ma kanë thënë, ndërkombëtarët ma kanë thënë që në muajin nëntor të vitit 2020, më thanë që Lulzim Basha nuk bëhet kryeministër. Më thanë dilni me kryeministrin tuaj si LSI, por unë nuk pranova. Ishte çështje opozitarizmi. Ia kam thënë edhe Bashës, nuk të shes i thashë, por sillu mirë, kështu më kanë thënë, që ti nuk bëhesh kurrë kryeministër, por unë do të të mbështes. Ishin nivele të larta të të gjitha drejtimeve përsa i përket besueshmërisë politike, ishin nivele të larta ata që ma thanë,”- tha Kryemadhi. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll