Politike

Kryemadhi: PD shiti tre mandatet e LSI, kam procesverbalet ku dalim fitues

20 Prill 2022, 20:32 Nga DOSJA
Kryemadhi: PD shiti tre mandatet e LSI, kam procesverbalet ku dalim fitues

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën fajtore PD për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se numëruesit e PD kanë shitur tre mandate deputeti të LSI. Ajo thotë se disponon proces-verbalet ku dilte fitues kandidati i LSI, por sipas saj, këto proces-verbale janë grisur pas një ore me urdhër nga “lartë”.

Kryemadhi: Besoja se opozita do të fitonte në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë bëjmë sondazhe dhe ne e dimë shumë mirë se si bëhen si sondazhet në Shqipëri që ndodh se si lëviz për shkak se njërëzit kanë frikë të deklarojnë frikën. Të paktën mund të them që tre mandatet e LSI janë shitur në tavolinë.

Fevziu: Kush i shiti?

Kryemadhi: Numëruesit e Partisë Demokratike. Pavarësisht se suflerët e Bashës poshtë e përpjetë thonë se i kanë shitur mandatet etje. Ne disponojmë proces-verbalet e firmosura e numëruesit e PD dhe anëtarëve të PD që del fitues mandati i LSI dhe aps një ore me urdhër nga lartë është grisur dhe çuditërisht kamerat kur janë kërkuar për tu parë nuk  kanë punuar asnjëherë.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll