Politike

Kryemadhi: Punonjësit e Presidencës bënë fushatë për Bllakon, morën lejen e blenë vota

20 Prill 2022, 20:50 Nga DOSJA
Kryemadhi: Punonjësit e Presidencës bënë fushatë

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar punonjësit e Presidencës se kanë bërë fushatë për Alqi Bllakon, ish-deputetin e Partisë Socialiste që tashmë është pas hekurave. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se ata persona vijojnë të punojnë ende në Presidencë, por gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, kanë marrë lejen e zakonshme dhe kanë dalë të blejnë vota. 

‘Ka pasur persona që janë punësuar nga Bllako në Presidencë dhe vazhdojnë të jenë akoma të punësuar në Presidencë që janë përfshirë në fushatën e tij elektorale. Kanë marrë lejen e zakonshme për zgjedhje dhe kanë dalë të shpërndajnë para. Ore zotëri ne kemi denoncuar vepra penale me video me të gjitha, ti ke makina të Policisë së Shtetit që kanë shopërndarë para, e kuptoni se çfarë ka ndodhur sot? A e dini more çfarë ka ndodhur sot? Ka një vendim gjykate që thote se Veliaj e Manastirliu nuk kanë përdorur në fushatë fonde. Mund të bësh padi pafund, por kur nisesh për Shkodër e del në Sarandë, humbet çështje. Fati ynë është që ne patëm faturat financiare,’- tha Kryemadhi. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kyemadhi monika kyemadhi

Sondazh

Poll