Politike

Kryemadhi: Letrat për inceneratorët m’i çuan në email nga një adresë jashtë Shqipërisë

20 Prill 2022, 21:28 Nga DOSJA
Kryemadhi: Letrat për inceneratorët m’i çuan në

TIRANË– Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e cila ka denoncuar vazhdimisht aferën e inceneratorëve, thotë se dokumentet dhe faturat financiare për këtë çështje ja kanë dërguar në email. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi u shpreh se këto dokumente i janë dërguar nga një adresë e panjohur nga jashtë Shqipërisë.

Monika Kryemadhi: Dhe çështjet e inceneratorëve, jo se ne jemi më të zotët, por fati ishte që bashkëpunimi ynë solli në atë pikë që ne patëm dokumente dhe faturat financiare.

Blendi Fevziu: Nga i gjetët ju faturat financiare?

Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës mua më kanë ardhur me email, IP është jashtë Shqipërisë. Edhe është institucion zyrtar.

Lorenc Vangjeli: Institucion zyrtar?

Monika Kryemadhi: Informativ.

Blendi Fevziu: Çfarë ju erdhi me email?

Monika Kryemadhi: E gjithë dosja.

Blendi Fevziu: Ju hapët, bëtë një klik dhe gjetët dosjen? Një nga dosjet më korruptive?

Monika Kryemadhi: Po, siç më kanë ardhur dhe shumë materiale të tjera që ja u kam disponuar edhe partnerëve ndërkombëtar, edhe institucioneve të tjera.

Blendi Fevziu: Pra, kjo dosje ishte e nisur nga një adresë e panjohur me IP jashtë Shqipërisë dhe mbërriti në zyrën tuaj.

Monika Kryemadhi: Mbërriti në emailin tim zyrtar. Dhe ja kam vënë në dispozicion dhe prokurorisë.

Blendi Fevziu: Çfarë garancie kishit ju që këto dokumente ishin të sakta?

Monika Kryemadhi: Se ishin të protokolluara dhe ne pastaj i kërkuam dhe i morëm.

Blendi Fevziu: Pra ju bëtë edhe një verifikim paraprak të dokumentacion.

Monika Kryemadhi: Patjetër!

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll