Politike

Kryemadhi: Me paratë e inceneratorit Lefter Koka ka shlyer kreditë, s’ka blerë vota

20 Prill 2022, 20:53 Nga DOSJA
Kryemadhi: Me paratë e inceneratorit Lefter Koka ka shlyer kreditë,

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka me paratë e inceneratorit të Elbasanit ka shlyer kreditë e tij personale.

Edhe pse Koka u zgjodh në vitin 2017 deputet nën siglën e LSI, Kryemadhi thotë në emisionin “Opinion” se ai nuk ka blerë vota për llogari të partisë që ajo drejton.

“Paratë që Lefter Koka ka marrë nga inceneratori i Elbasanit ka shlyer kreditë e tija bankare, nuk mendoj se me paratë e inceneratorëve i ka blerë vota në vitin 2017. Megjithatë dua të theksojë, a janë paratë e incenratorit të Tiranës që janë përdorur për blerje votash Tiranë, Durrës, Elbasan Berat dhe Fier? Kjo është çështje që duhet ta zgjidh SPAK”,-tha Kryemadhi.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lefter koka monika kryemadhi lefter koka monika kryemadhi

Sondazh

Poll