Politike

Kryemadhi: U habita kur Mediu tha se kishte folur me mua, më telefonoi e regjistroi bisedën

20 Prill 2022, 20:29 Nga DOSJA
Kryemadhi: U habita kur Mediu tha se kishte folur me mua, më telefonoi e

TIRANË– Kryetarja e Lëvzjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se deklarata e kreu të Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili tha se kishte folur me të për Presidentin e ri ka si prapaskenë vetëm një telefonatë. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se madje Mediu e ka marrë në telefon vetëm për të regjistruar bisedën në mënyrë që të dokumentonte më vonë se kishte folur me të. 

Ajo shtoi se në bisedën telefonike, kreu i PR-së thjesht e ka njoftuar se do të thoshte publikisht që pjesë e dialogut për Presidentin duhet të jetë e gjithë Opozita. 

“Unë u habita kur dëgjova sot që thoshte se kam folur me Kryemadhin. Ai më ka marrë në telefon dhe më ka thënë ‘Monika kam bërë një deklaratë që duhet të dalim të gjithë si Opozitë e bashkuar për Presidentin’. Mua në fkt mu duk dsikur mori në telefon vetëm për ata regjistruar telefonatën, për të treguar që ja, fola dhe me Kryemadhin,”- tha Kryemadhi ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll