Politike

Meta në LSI? Kryemadhi: E presim me dashuri, data e Konventës është rastësi

20 Prill 2022, 20:15 Nga DOSJA
Meta në LSI? Kryemadhi: E presim me dashuri, data e Konventës

TIRANË– Mbatja e Konventës së Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm një ditë pasi Presidentit Ilir Meta i mbaron mandati, për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi është një rastësi. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Meta pritet me shumë dashur në LSI, por nuk di të thotë nëse ai do të marrë në dorë drejtimin e partisë. Vetë Kryemadhi tha se ajo vetë nuk kandidon dot më, pasi i ka mbushur dy mandate dhe nuk lejohet të ketë më tepër.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A do ta marrë Ilir Meta drejtimin e LSI-së

Monika Kryemadhi: Është shumë herët për ta thënë këtë, nuk di ta them këtë, pasi është shpejt, nuk dihet. Unë vetë e kam thënë edhe më herët, nuk kandidoj dot më pasi i kam bërë dy mandate.

Blendi Fevziu: Po që Konventa e LSI-së mbahet vetëm një ditë pasi Metës i mbaron mandati?

Monika Kryemadhi: Është çështje koinçidence, thjesht një rastësi…

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll