Sport

Mesazhe të koduara për të ardhmen e tij, Ibrahimovic i përgjigjet kritikëve (video)

20 Prill 2022, 17:46 Nga DOSJA
Mesazhe të koduara për të ardhmen e tij, Ibrahimovic i

ITALI– Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron të ndalojë së luajturi futboll. Topi bëhet mjeti me të cilin ai shpjegon edhe se kur do të largohet nga futbolli aktiv. ‘Po: jepini një top suedezit të Milanit dhe ai do të bëjë (përsëri) atë që do.’ Në Tëitter, Ibra luan një lojë dhe përmes kësaj, përveçse tregon shumë saktësi me topin, ai u dërgon edhe një mesazh drejtuesve dhe tifozëve: ‘Unë vendos se kur të ndalem’.

Zlatan Ibrahimovic poston një video të vogël në Twitter. Atje ai është në fushë me shumë topa për të goditur. Ato janë të gjitha të bardha, përveç njërës, e cila është e verdhë. Mesazhi është: ‘Unë vendos se kur të ndalem, si dhe vendos që topi i verdhë të të godasë’. Me përpikëri, pas nja dy goditjesh të topave të bardhë, vjen ai i verdhi dhe përfiton plotësisht nga kamera. Postimi në Twitter shtyn datën e tërheqjes së mundshme të Ibrës nga futbolli.

 

I decide when to stop, just like I decide that the yellow ball will hit you pic.twitter.com/481mnOGG2W

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) April 20, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll