Sport

Humbja ndaj Liverpool, Keane i trishtuar për gjendjen e United, tifozët fajësojnë Maguire

20 Prill 2022, 16:13 Nga DOSJA

ANGLI– Manchester United pësoi një humbje të rëndë ndaj Liverpool me shifrat 4-0 dhe tani nuk mugojnë kritikat e ashpra. Për tifozët faji është i Maguire, ndërsa për një ish-lojtar si Roy Keane zemërimi është kthyer në trishtim. Ish-kapiteni, i cili ka fituar shtatë tituj në Old Trafford në 12 vjet, beson se klubi i sotëm “nuk pasqyron” skuadrën për të cilën ka luajtur. Dhe nëse më herët ka qenë i zemëruar, tani ka mbetur vetëm trishtimi: “Si tifoz i Manchester United në fillim të sezonit kishte zemërim – shpjegon Keane për Sky Sports – Tani është vetëm trishtim.

Shikoni skuadrën sot, nuk mendoj se kishte zemër, shpirt, lider, atyre u mungon cilësia e vërtetë. E ndjeje se Liverpool mund të shënonte sa herë që shkonte përpara. Ata kanë nevojë për një trajner të ri, kanë nevojë për lojtarë të rinj dhe për të shitur”.

Megjithatë, për shumë tifozë, humbja në Anfield ka vetëm një emër: Maguire. Kapiteni i United, sipas tifozëve, është fajtor për të paktën dy nga golat e pësuar. Madje, në disa raste lojtari është parë më afër mesfushës sesa mbrojtjes dhe tifozët nuk ia falin.

“Përse është ngjitur deri në mesfushë nëse pas ka lënë një vrimë në qendër të mbrojtjes?”, shkruan dikush. E një tjetër shton: “Ky nivel mbrojtjeje është për Premier League?”. Një sezon për t’u harruar për mbrojtësin dhe një natë për t’u harruar për United.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport maguire manchester united maguire manchester united

Sondazh

Poll