Sport

Conte i prish punë Interit në merkato, gati t’i rrëmbejë objektivin kryesor zikaltërve

20 Prill 2022, 16:24 Nga DOSJA
Conte i prish punë Interit në merkato, gati t’i

ITALI- Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë Gleison Bremer vendoset në qendër të merkatos. Të gjithë sytë janë tek ai. Me paraqitjet e vazhdueshme si fenomen, braziliani është bërë i njohur edhe jashtë vendit dhe jo vetëm në Itali. Mbrojtësi brazilian zgjati kontratën deri në vitin 2024 me Torinon, por me një marrëveshje; do të shitet në skuadrën ku ai dëshiron.

Në Itali e bëjnë të sigurt se mbrojtësi do të firmosë me Interin, megjithatë orët e fundit, Tottenhami i Antonio Contes ka hyrë fuqishëm. Drejtori i përgjithshëm i klubit Fabio Paratici, i nxitur nga trajneri, doli përpara me vendosmëri për një goditje të dyfishtë.

Disa kohë më parë italiani ishte interesuar për ëilfried Singo, një tjetër lojtar i Torinos. Tani drejtori i Tottenham ka vendosur të bëjë një propozim të dyfishtë, Singo dhe Bremer. Flitet për një shifër prej më shumë se 50 milionë për të dy, një shifër që mund ta tundojë presidentin e Torinos.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonio conte bremer tottenham antonio conte bremer tottenham

Sondazh

Poll