Sport

“Real Madrid ose Juventus”, e ardhmja e Pogba-s duket e zgjidhur

20 Prill 2022, 18:06 Nga DOSJA
“Real Madrid ose Juventus”, e ardhmja e Pogba-s duket e zgjidhur

ANGLI– I dëmtuar në zemër, për shkak të fërshëllimave të tifozëve në momentin e zëvendësimit në ndeshjen Manchester United-Norwich, dhe fizikisht, dje u zëvendësua pas 10 minutash në takimin ndaj Liverpool. Paul Pogba është gjithnjë e më larg Manchester United, pavarësisht mbrojtjes së trajnerit Ralf Rangnick.

Dy skuadra janë të interesuara për Pogba, sipas Sky Sports, dy skuadrat që kanë folur me përfaqësuesin e tij janë Real Madrid dhe Juventus, që ëndërrojnë për një transferim falas. Në veçanti në Torino askush nuk e ka harruar francezin. Ekziston edhe një shpresë e vogël se Pogba mund të qëndrojë në Premier League. Gary Neville, duke komentuar dëmtimin e fundit të 29-vjeçarit, tha se dhjetë minutat e Anfield mund të kenë qenë të fundit me United.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united pogba manchester united pogba

Sondazh

Poll