Sport

PREMIER LEAGUE/ Man.City rimerr kreun, Arsenal leksion Chelsea-t (Rezultatet e tjera)

20 Prill 2022, 21:13 Nga DOSJA
PREMIER LEAGUE/ Man.City rimerr kreun, Arsenal leksion Chelsea-t (Rezultatet e

ANGLI-Manchester City ka rimarrë kryesimin e Premier League, ndërsa ka fituar bindshëm ndaj Brighton me shifrat 3-0. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në pjesën e dytë, realizimi i parë do të vinte në minutën e 53’, kur Mahrez do të shënonte për vendasit.

Në minutën e 65’ ishte talenti i City-t, Phil Foden ai që do të godste portën e Sanchez dhe dhe do të dyfishonte rezultatin për ekipin e tij. Në minutën e 82’ Bernardo Silva do të shënonte golin e tretë për vendasit, për të bindur më tej në rrugëtimin e Manchester City-t drejt titullit.

Në takimet e tjera, Chelsea është mundur nga Arsenal me shifrat 2-4. Një rezultat që lejon skuadrën e Artetës të ëndërrojë për të arritur katër vendet e para. Neëcastle ka fituar me shifrat 1-0 ndaj Crystal Palace, ndërsa Everton-Leicester përfundoi me shifrat 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city premier league manchester city premier league

Sondazh

Poll