Sport

Çfarë ka ndodhur me Bojan Krkic? Nga Seria A në Japoni, karriera e Messit të ri

20 Prill 2022, 17:11 Nga DOSJA
Çfarë ka ndodhur me Bojan Krkic? Nga Seria A në Japoni,

SPANJË– I konsideruar si Lionel Messi i ri, Bojan Krkic nuk ishte në gjendje të krijonte pritshmëri të larta. Në Spanjë ishin të bindur se po përballeshin me fenomenin e ri të futbollit spanjoll. I rritur që në moshë të re (8 vjeç) në La Masia, spanjolli theu rekord pas rekordi, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë klubeve europiane.

Sulmuesi spanjoll ka pasur edhe dy eksperienca në Itali që shumëkush do t’i mbajë mend, jo tamam pozitive. Në fakt, Bojan luajti fillimisht për Romën në sezonin 2011-2012 dhe më pas në radhët e Milanit në vitin pasardhës. Verdhekuqtë e afruan në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. Dukej se ishte një goditje e vërtetë nga drejtuesit, por përfundoi zhgënjyese duke shënuar 7 gola në të gjitha garat. Përvoja te Milan ishte edhe më zhgënjyese.

Bojan në fakt filloi të kishte probleme fizike duke shënuar vetëm 3 gola. Vitin tjetër rikthehet te Barcelona, ku fillon turneun e huazimeve në vende si Holanda, Anglia dhe Gjermani, por pa gjetur vazhdimësi. Sot spanjolli është pjesë e Vissel Kobe, një ekip japonez ku luan edhe Iniesta. Bojan tashmë duket se ka braktisur futbollin europian dhe çdo aspiratë që ka rëndësi. Një talent i madh që na tregoi pak në krahasim me atë që mund të ishte.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona bojan krkic messi barcelona bojan krkic messi

Sondazh

Poll