Sport

Lufta në Ukrainë/ Yarmolenko ‘sulmon’ idhullin e tij Tymoshchuk…

20 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Yarmolenko ‘sulmon’ idhullin e tij

ANGLI – Andriy Yarmolenko, sulmuesi anësor i West Ham, me 104 ndeshje për ekipin kombëtar të Ukrainës, zbuloi një bisedë telefonike që nuk kishte përfunduar mirë me ish-idhullin e tij.

Bëhet fjalë për Anatoliy Tymoshchuk, 43 vjeç, aktualisht asistent trajner i kampionëve rusë të Zenitit dhe rekordmen për Ukrainën, me 144 ndeshje (me rekordin që u fshi pasi ai po vazhdon të punojë për klubin rus pas shpërthimit të luftës).

“I thashë, se ai (Tymoshchuk) që kishte qenë një shembull për mua, tani nuk e përfaqëson më këtë status. Ai më tha ‘fuck’, unë i thashë të njëjtën gjë, dhe biseda mbaroi”,- tregoi numri 7 i West Ham, i cituar nga Radio Monte Carlo (RMC) Sport.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andriy yarmolenko ish-trajneri i west ham dhe spurs së bashku me west ham andriy yarmolenko ish-trajneri i west ham dhe spurs së bashku me west ham

Sondazh

Poll