Politike

Presidenti/ Berisha: Farsë, emrat i sheh veç Rama, përdhos institucionin e Kreut të Shtetit

20 Prill 2022, 18:41 Nga DOSJA
Presidenti/ Berisha: Farsë, emrat i sheh veç Rama, përdhos

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një farsë procedurën e nisur për zgjedhjen e Presidentit të ri. Në një postim në Facebook, Berisha jep tre arsye për këtë gjë. Ai shkruan se personi i vetëm që shikon kandidatët është kryeministri Edi Rama duke qenë se emrat janë hedhur me zarf të fshehtë. Ai shton gjithashtu se këtë gjë e përforcon edhe futja në negociata e Enkelejd Alibeajt, të cilin e konsideron pseudo-opozitë.

Postimi i plotë:

Farsa e zgjedhja e presidentit! Nje farse vulgare, qesharake, por dhe sipas rregullave te mafies per te kapur nga Edi Rama institucionin e fundit te narkoshtetit. Te dashur miq, i damkosur si kreu i organizates kriminale te aferes se incineratoreve afere e cila ka jehone te fuqishme ne Bruksel dhe Ëashington, i demaskuar nga Kongresi i fundit te partise qe ishte nje copy-paste e tubimeve te Cosa Nostras, i tmerruar nga mundesia e aktit te tradhtise se larte te skapit te partise qe mund te marre per dobesi mbeshtetjen e tij dhe te PS dhe ne vend qe te skapi Berishen si ç’urdheroi publikisht t’ju kthehet atij dhe narkoministrave te tij, Edi Rama nisi farsen e procesit te kapjes se institucionit te fundit atij te Presidentit te Republikes per te kapur keshtu 96,8% te te gjitha pushteteve ne Shqiperi.

Ne kete proces shpifarak Edi Rama ka vendosur e aplikoj:

1- Emrat ne zarfe top sekret qe vetem ai i hapen!’

2- Shoqeria Civile e cila emrat duhet t’i dergoje me email, te mos guxoje t’i shqiptoje ne publik emrat.

3- Negociata me opoziten e emeruar apo Basho-opoziten mbasi e ka te qarte se opozita e vertete nuk do merrte pjese kurre ne nje farse vulgare, qesharake dhe mafioze me te cilen Edi Rama do realizoje pushtetin absolut ne Shqiperi. Denoj me ashpersine me te madhe kete proces farse me te cilin Edi Rama pas grabitjes se mandateve ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021 po perdhos institucionin e Presidentit te Republikes dhe me mandate kallpe po e uzurpon ate.

LAJM KRYESOR:Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhja e presidentit te ri sali berisha zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll