Politike

FOTO-LAJM/ Berisha me verore në tryezën e strategjisë energjitike

20 Prill 2022, 18:29 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Berisha me verore në tryezën e strategjisë energjitike

TIRANË– Verorja që tregon se dimri po ikën e po pasohet nga pranvera ka gjetur vend dhe në dorën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa fliste për strategjinë energjitike, në dorën e liderit historik të Partisë Demokratike u vu re lidhësja me dy ngjyra, të kuqe e të bardhë që tradicionalisht vendoset në fillim të marsit.

Këtë 14 mars, Ditën e Verës, Berisha e priti në Elbasan, qytetin e ballokumeve, por siç duket nuk ka harruar të vendosë dhe veroren që tregon se me ardhjen e pranverës, ka mbarësi e bereqet. Fija e kuqe lidhet me forcën, gjakun, diellin e ngrohtësinë, ndërsa ajo e bardha tregon dritën. Verorja hiqet në momentin që sheh dallëndyshen e parë. Ta ketë parë vallë Berisha zogun shtetgar?

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll