Politike

Vallja e Pashkëve/Meta:I lumtur që u bëra pjesë e traditës që kremton fitoren e Skëndërbeut

20 Prill 2022, 17:32 Nga DOSJA
Vallja e Pashkëve/Meta:I lumtur që u bëra pjesë e

ITALI-  Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e një tradite të lashtë arbëreshe në Itali, të titulluar Vallja e Pashkëve“. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo traditë kremton një prej fitoreve më të mëdha të Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu kundër pushtuesve osmanë.

Postimi i Plotë:

“Vallja e Pashkëve” është një nga shprehjet më kuptimplota dhe frymëzuese të kulturës popullore të Arbëreshëve të Kalabrisë. Ajo kremton kujtimin e një prej fitoreve më të lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, betejën e 24 prillit 1467, që shpëtoi Krujën dhe që sipas kalendarit julian të kohës, binte të Martën e Pashkës. I lumtur të bëhesha pjesë e kësaj tradite të lashtë, që festohet prej shekujsh nga komuniteti i mrekullueshëm arbëresh i Frascinetos, që ende i mban gjallë gjuhën, traditat, ritet fetare dhe kulturën e Motit të Madh të Arbërit. Thelbësore, që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjergj kastriot skenderbeu ilir meta gjergj kastriot skenderbeu ilir meta

Sondazh

Poll