Politike

Përfundojnë zgjedhjet për kreun e PD-së në Divjakë, fiton Elizabeta Rredhi me 240 vota

20 Prill 2022, 16:10 Nga DOSJA
Përfundojnë zgjedhjet për kreun e PD-së në

DIVJAKË- Elizabeta Rredhi është zgjedhur kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Divjakë. Mësohet se Rredhi mori 240 vota kundrejt Gjergji Jankos.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Divjakë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Divjakë u shpall znj. Elizabeta Rredhi me 59% të votave. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Ndërkohë më herët kanë filluar zgjedhjet për kryetarë dege të PD në Berat, Përrenjas, Librazhd, Tiranë, Korçë dhe Krujë, por kanë hasur dhe kundërshtime. Deputetët që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit kërkojnë pezullimin e procesit deri në gjetjen e një akordi mes palëve brenda selisë blu. 

(I.A;j.c/dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elizabeta rredhi gjergji janko partia demokraike zgjedhjet per kryetar ne pd elizabeta rredhi gjergji janko partia demokraike zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll