Politike

Negociatat për presidentin/Spiropali ‘kapet’ me aktivistin e “Mjaft”:Andej kam ardhur e unë

20 Prill 2022, 14:04 Nga DOSJA
Negociatat për presidentin/Spiropali ‘kapet’ me aktivistin e

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka debatuar sot me aktivistin e Lëvizjes “Mjaft”, Aldo Makoçi lidhur me emrin e ri të presidentit. Në takimin e sotëm në Kuvend, Spiropali tha se nuk ishte dakord me Makoçin që presidenti duhet të ishte i një fushe tjetër veç politikës, duke i përmendur edhe lëvizjen ku ai bën pjesë. Ministrja i kujtoi se edhe ajo ka qenë pjesë e të njëjtës lëvizje, duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.


PJESË NGA BISEDA:

Spiropali: Sot s’do flasim as për emra as kritere. Emrat është ende herët të dalin, ndërsa kriteret i ka përcaktuar Kushtetuta. Nuk është tabu të dalë ndonjë emër këtu. Jemi mbi të gjitha për të diskutuar profile, ne urojmë që grupet parlamentare, PD dhe të tjerat të kenë gatishmëri për t’u ulur dhe për të folur. Jemi të hapur për këtë fazë. Nuk është tabu që të përfshihen edhe qytetarë. Duhet të ulemi dhe me grupet parlamentare. Dimë se duhet të jetë mbi 40 dhe të jetë qytetar në Shqipëri, duhet dhe të rrezatojë qytetari. Nuk jam dakord me atë që tha Aldo. Të kuptoj se e di mirë nga vjen, kam qenë dhe unë aty, tani jam këtu (flet me aktivistin e Mjaft). Politikani ka gjithashtu karrierën e tij, nuk duhen futur të gjithë në një thes. Nuk ka nevojë për replikë se jemi dakord.

Aldo Makoçi: Nuk dua një njeri që ka bërë vetëm politikë në jetën e tij. Jam dakord me ju, e vetmja gjë që po them është që brenda grupit ka shumë politikanë që nuk kanë bërë asnjë punë tjetër në jetën e tyre kështu që dua të mirëkuptohem në atë që them.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aldo makoçi elisa spiropali zgjedhja e presidentit te ri aldo makoçi elisa spiropali zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll