Politike

VD-Negociatat për presidentin, aktivisti i “Mjaft”: U mblodhëm, po këtu e morëm vesh se pse

20 Prill 2022, 13:55 Nga DOSJA
VD-Negociatat për presidentin, aktivisti i “Mjaft”: U

TIRANË– Aktivisti Ardi Makoçi nga “Mjaft” ka vendosur kushtet e tij për emrin e presidentit të ri. Në një takim me anëtarët e tjerë të shoqërisë civile, Makoçi tha se kërkon një kryetar shteti që të mos ketë lidhje vetëm me jetën politike. Ndërkohë që nuk i kursen as kritikat për procesin e nisur nga socialistët.


“Së pari mendoj se procesi duhet të ishte më shumë serioz. Edhe teknikisht, ne morëm një email por nuk e dinim se për çfarë erdhëm. E zbuluam këtu. Se nuk e dinim u mblodhëm për emrat apo për kriteret. Sa i përket presidentit të ri, të gjithë kemi eksperincë, një president që si karrierë ka pasur vetëm politikën, do ishte tragjedi. Na duhet një person që në jetë ka bërë dhe ndonjë gjë tjetër veç politikës. Është bërë dhe e modës që të shahen të gjithë me të gjithë. Është e rëndësishme që të kemi pasur një eksperiencë në fusha të ndryshme. Do të doja të shihja një reflektim të këtij diskursi edhe në një mbledhje tjetër,”-tha Makoçi. 

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardi makoçi zgjedhja e presidentit te ri ardi makoçi zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll