Politike

VKM/ Procesi i rindërtimit dhe kontrolli i fëmijëve, të gjitha vendimet e marra sot

20 Prill 2022, 15:56 Nga DOSJA
VKM/ Procesi i rindërtimit dhe kontrolli i fëmijëve, të

TIRANË- Rindërtimi nga tërmeti, kontrolli nga sytë i fëmijëve si dhe ndotja mjedisore ishin në fokus të mbledhjes së sotme të qeverisë. Pas mbarimit të mbledhjes, Zv, kryeministri Arben Ahmetaj tha se është miratuar vijimi i financimit për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti. Ai bëri me dije se për të mbyllur rindërtimin në Durrës, duhen edhe 16 milion dollarë.

Në lidhje me miratimit e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor, Ahmetaj tha se janë në bisedime me shtetet e zhvilluara dhe se më vonë do të ketë rezultate konkrete. Gjithashtu një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave është edhe nisja e depistimit të kontrollit periodik të fëmijëve. Nga ky kontroll përfitojnë 270 000 fëmijë. Nga ky kontroll fëmijët do të përfitojnë vizitat dhe kontrollin për sytë falas.

Ndërkohë që për pjesën e turizmit është vendosur që nga maji të hiqet detyrimi i pasaportës së vaksinimit për turitët që do të futen në Shqipëri. Po ashtu është bërë gati një paketë gjobash për ndotësit e mjedisit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Vaksinat anti-COVID, Mirela Kumbaro: Nga maji ta heqim këtë detyrim

VD-270 000 fëmijë do të kontrollohet nga sytë, Manastirliu zbulon vendimin

VD-Fasha për çmimin e dritave, Ahmetaj: Nuk harxhojnë kot ato, kanë kapacitet

VD-VKM- Rindërtimi, Ahmetaj: Jemi në fazë të avancuar, fonde shtesë në Durrës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ahmetaj vkm 20 prill 2022 arben ahmetaj vkm 20 prill 2022

Sondazh

Poll