Politike

VD-Krasniqi: BBV është më serioz,çdo njeri ngrihet në mëngjes dhe mendon se bëhet President

20 Prill 2022, 13:43 Nga DOSJA
VD-Krasniqi: BBV është më serioz,çdo njeri ngrihet në

TIRANË– Historiani Afrim Krasniqi ka kërkuar më shumë seriozitet në zgjedhjen e Presidentit të ri në vend. Ai tha se forma e zgjedhur me zarfe nga Partia Socialiste, Krasniqi tha se ul rëndësinë e procesit. Edhe propozimet e bëra në rrjetet sociale i konsideroi fyerje, pavarësisht se për këtë gjë tha se nuk kishte përgjegjësi maxhoranca.


“Është fyerje të na kërkohet të dërgojmë emrin e kandidatit me anë të e-mailit. Kur kam parë politikanë që kanë thënë që kriter themelor është fakti që presidenti duhet të jetë shqiptar dhe mbi 40-vjeç. Në parlament në vitin 2002 ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Por ne kemi bërë prapakthehu në procedura. Unë mendoj që procedura për zgjedhjen presidentit kërkon solemnitet. Presidenti ka një rol specifik në fushën e sigurisë dhe çështjen e politikës së jashtme. Është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur sot politika. Nuk është përgjegjësia e juaj, por kjo çmenduri e rrjeteve sociale, që çdo njeri ngrihet në mëngjes dhe mendon se mund të bëhet President….nuk është faji juaj, por e fyen Presidencën. Ju ftoj ta merrni me rezerva historinë e zarfeve dhe facebokut. Në lidhje me aktualitetin është normale që maxhoranca ka më tepër vota. Edhe Big Brother është më serioz. Shqipëria ka nevojë që maxhoranca të reflektojë dhe kjo gjë duhet të ndodhë. Ndjehemi të veçuar nga praktikat e ndryshme europiane. Gjërat e partive janë brenda partisë dhe shteti duhet të funksionojë me misione. Një nga kriteret që vlen është forca morale. Forca morale bazohet në standarde morale. Askush nuk pret që asnjë zyrtar të jetë subjekt i dosjeve kriminale. Ne nuk presim që të vijë dikush nga nga lart të bëhet president i Shqipërisë dhe të shpëtojë Shqipërinë. Për ta bërë institucionin e presidentit më dinjitoz duhet një paketë. Nëse na lejoni në mënyrë simbolike dua të kthej një deklaratë të 5 viteve më parë. Në këto llj rrethanash, na duhet një paketë,”- tha Krasniqi ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afrim krasniqi zgjedhja e presidentit te ri afrim krasniqi zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll