Politike

VD-Presidenti-Mediu zbardh bisedën me Ballën: Do shtyhet kalendari që të kemi më shumë kohë

20 Prill 2022, 14:42 Nga DOSJA
VD-Presidenti-Mediu zbardh bisedën me Ballën: Do shtyhet kalendari

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zbardhur kërkesën e Opozitës gjatë takimit me Kreun e grupit parlamentar të Partsë Socialiste, Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Mediu tha se Opozita ka kërkuar më shumë kohë dhe maxhoranca ka rënë dakort me këtë gjë. 


Pjesë nga konferenca: 

Fatmir Mediu: Kërkojmë që negociatat të zhvillohen në mënyrë të unifikuar me maxhorancën. Zoti Balla parashtroi kalendarin që duhet për këtë proces, ky kalendar është diskutuar edhe me kolegë të tjerë, si me zonjën Doda. Ideja është të kemi një kohë më të gjatë dhe jo deri më dat 29, por ta shtyjmë. Duhet të përcaktojmë fushat dhe kriteret të cilat duhet të përmbushë Presidenti i Republikës.

Pyetje: Ka vota çfarë garancie keni për konsensual

Fatmir Mediu: Nuk mendoj se i ka votat, zgjedhja e njëanshme e cënon zgjedhjen e një presidenti konsnesual. Nëse duan të kalojnë në krizë politike mund të vendoset me vota të njëanshme. Kam diskutuar me Alibeajn e Kryemadhin. Ramë dakort për shtyrjen e kalendarin. 24 maji është përfundimi i procesit, pritet të nisë më datë 10.

LAJM KRYESOR:Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike #taulantxhaka fatmir mediu zgjedhja e presidentit te ri #taulantxhaka fatmir mediu zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll