Politike

VD-Presidenti i ri/ Nikolla: Na duhet një Matarella që t’i ulë të gjithë në stol

20 Prill 2022, 13:53 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri/ Nikolla: Na duhet një Matarella që t’i

TIRANË– Kol Nikolla, pjesë e Shoqërisë Civile është shprehur se Presidenti duhet të dalë nga politika e të jetë grua. I pranishëm në diskutimin me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Nikolla është shprehur se vendit i duhet një njeri si Sergio Matarella, Presidenti i Italisë, por në mungesë të tij, do të mjaftohen me një grua që del nga politika e vendit. 


“E dimë që jashtë fushës së politikës do të jetë e vështirë. Por, kur mendoj që do të jetë një nga politika, do të jemi të dështuar. Dhe kur e mendoj këtë, themi do të dështojmë sepse nga një institucion i dështuar siç e kemi ne politikën, nuk mund të dalë një figurë bashkuese, zgjidhja perfekte do të ishte një grua. Dua të them për moshën, duhet të ketë moshë, staturë dhe formim akademik. Ç’rëndësi ka nëse e ka ligjor apo. Ne na duhet një Matarella që t’i ulë të gjithë në stol, por në mungesë të tij, na duhet një grua,”- mësohet të ketë thënë Nikolla.

LAJM KRYESOR:Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kol nikolla zgjedhja e presidentit te ri kol nikolla zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll