Politike

VD-Berisha: Aparaturat e Bitcoin janë vendosur pranë HEC-eve private, të lidhur me qeverinë

20 Prill 2022, 11:40 Nga DOSJA
VD-Berisha: Aparaturat e Bitcoin janë vendosur pranë HEC-eve private,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se aparaturat e Bitcoin janë vendosur pranë HEC-eve private. Gjatë takimit me ekspertët e PD për krizen e sistemit energjetik shqiptar, Berisha tha se zotëruesit e Bitcoin janë të lidhur me qeverinë. 


‘Impiantet e Bitcoinit të vendosur në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedrat e energjisë elektrike. Ata që janë kapur ishin miniaturë në lidhje me ata që janë në afërsi të hidrocentraleve. Ata janë kryekëput të lidhur me qeverinë. Askush tjketër nuk mund ta kthej Shqipërinë në një vend të prodhimit të Bitcoinit përveç qeveritarëve. Ti mund të bësh biznesh për prodhimin e Bitcoinit, por duhet ta bësh në mënyrë legale, të regjistrohesh dhe të paguash energji. Ardian Çela deklaroi se digat i zbrazën kontenierët e Bitcoinit dhe serat e kanabisit. Harrojini ju se dikush ngre serë kanabisi pa garanci shtetërore. Janë dhe këta dy faktorë që grabisin energji pa fatura dhe që faturën e paguajnë më të varfërit e Shqipërisë. E paguajnë ata që s’kanë. Nuk jam kundër Bitcoinit, por duhet të jetë çdo gjë legale. Do të prodhosh shko dhe regjistrohu. Të gjitha fijet për Bitcoinin të çojnë në sferat më të larta të qeverisë. Nuk kam fakte konkrete dhe nuk mund të përmend emra”, tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha me ekspertet sali berisha berisha me ekspertet sali berisha

Sondazh

Poll