Politike

VD-Berisha: Është parashikuar që depot e gazit do të jenë në shpellat e Dumresë

20 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
VD-Berisha: Është parashikuar që depot e gazit do të

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka potencialin më të madh energjitik. Gjatë takimit me ekspertët, Berisha tha se depot e gazit do të jenë në Dumre, pasi është studiuar për shpetullat gjigande me thellësi të madhe. 


‘Qeveria nuk e çoi më tej diversifikimin e burimeve energjitike. Rrallë mund të ketë ndonjë vend me potencialin e Shqipërisë për diversifikim. Një vend që ka terrenet më të përshtatshme për panele. Ka përjashtuar kompani gjigande që në çdo aspekt kishin çdo potencial për përmbushjen e kontratës. Shqipëria ka platëformat e erës më të fuqishme, Karabuduruni, gryka e Tepelenës, Puka. U bënë aktuale, janë të studiuara, parqe erërash. Projekte të studiuara nga kompanitë. Shqipëria ka potencialin më të madh energjitik. Gazsjellësi TAP ka projektin më të madh në Europë. Qëndrimi i tyre ka qenë kryekëput korruptiv. Është parashikuar qartësisht që depot e gazit do të jenë në Dumre, e studiuar për shpellat e saj gjigante me thellësi të madhe me kupolë kripe. Ky dimension është shumë i rëndësishëm. Nuk kemi instalime gazi në familje.’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjetike/ Berisha: Shkak keqqeverisja, Bitcoini i vendosur pranë HEC-eve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll