Politike

VD-Vaksinat anti-COVID, Mirela Kumbaro: Nga maji ta heqim këtë detyrim

20 Prill 2022, 11:24 Nga DOSJA
VD-Vaksinat anti-COVID, Mirela Kumbaro: Nga maji ta heqim këtë detyrim

TIRANË– Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në mbledhjen e qeverisë sot u diskutua edhe për heqjen e detyrimit të pasaportës së vaksinimit për t’u futur në Shqipër. Ajo kërkoi nga Komiteti Teknik i ekspertëve që të marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe ky kusht për t’u futur në vendin tonë të hiqet duke filluar nga muaji maj për të çliruar turizmin në vendin tonë.


“Turizmi ka qenë një sektor mjaft i prekur prej krizave të njëpasnjëshme. Sot qeveria mori një vendim ose rinjohur edhe njëherë një vend për të liberalizuar sistemin e vizave turistike. Kështu që në një farë mënyrë i përgjigjemi një kërkese insistuese sepse janë klientë potencialë. Po kështu në mbledhjen e sotme të qeverisë. Presim që të merret në konsideratë e që nga maji ta heqim këtë detyrim. Por pritet të merret vendimi nga Komiteti i Ekspertëve,“-tha Kumbaro.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mirela kumbaro vkm 20 prill 2022 mirela kumbaro vkm 20 prill 2022

Sondazh

Poll