Sport

Milan në kërkim të numrit 9, Giroud ka harruar të shënojë, Ibra ndalet nga dëmtimet

20 Prill 2022, 11:36 Nga DOSJA
Milan në kërkim të numrit 9, Giroud ka harruar të

ITALI- Sezoni nuk ka mbaruar ende, por golat sapo janë zhdukur për Milanin. Skuadra kuqezi është jashtë Kupës së Italisë pas fitores 3-0 të Interit. Milanit u ka mbetur vetëm kampionati, ku gjithçka është në ekuilibër dhe dueli në distancë me zikaltrit do të vazhdojë.

Nëse kundër Genoa-s Leao dhe Messias shënuan, ndaj Interit munguan idetë e lojtarëve më pëfaqësues; në veçanti Olivier Giroud, i cili në derbin e 5 shkurtit ia doli të shënonte, por këtë herë francezi u mbyll në kontrollin e De Vrij. Që atëherë francezi ka shënuar më 6 mars në përballjen ndaj Napolit, ky mbetet goli i fundit, përpara se Kalulu dhe Bennacer të vendosnin sfidat me Empolin dhe Cagliari.

Dy 0-0 kundër Bolonjës dhe Torinos kanë përkeqësuar vështirësinë e hasur për të realizuar, një problem që as Zlatan Ibrahimovic nuk arriti ta zgjidhte: këtë vit suedezi ka patur probleme fizike dhe nuk ka shënuar që nga 9 janari

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport giroud ibrahimovic milan giroud ibrahimovic milan

Sondazh

Poll