Sport

Lojtari i Man.City lë nam, kamuflohet për të urinuar jashtë hotelit, detaji që e tradhtoi

20 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA

ANGLI- Kyle Walker kapet në flagrancë. Mbrojtësi i Manchester City-t u njoh nga disa tifozë teksa po kryente nevojat personale në murin e jashtëm të një hoteli. Të ftuarit, të tmerruar, shtuan gjithashtu se futbollisti shikoi fshehurazi përreth para se të vishte xhupin dhe kapuçin.

Një banor, i cili është gjithashtu një tifoz i rivalëve të Manchester United, njohu tatuazhet në këmbët e Ëalkerit kur mbrojtësi anglez u shfaq në ‘The Bridge’ në Prestbury, Cheshire rreth orës 15:25. Një tjetër ka rrëfyer kështu atë që ndodhi në tabloidin ‘ ‘The Sun’.

“Sapo kisha ardhur për të ngrënë me familjen time dhe befas po shikoj Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke urinuar pas një muri. Ishte diçka e keqe. Para se ta bënte këtë, ai pa përreth për të parë nëse ishte dikush aty. Walker nuk ishte në ndeshjen e fundit kundër Liverpool, përballje e vlefshme për FA Cup për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city walker manchester city walker

Sondazh

Poll