Sport

Serie A thërret Jorginhon, tre skuadrat italiane interesohen për shërbimet e mesfushorit

20 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
Serie A thërret Jorginhon, tre skuadrat italiane interesohen për

ITALI- Emri i Jorginho-s po përflitet për një rikthim në Serie A. Sipas asaj që raporton ’90Min’, në fakt, mesfushori i Chelseat po kërkohet nga Juventus, Milan dhe Lazio. Me përfundimin e kontratës në qershor të vitit 2023, nga sa mësohet, nuk ka gjasa që atij t’i ofrohet një rinovim nga klubi londinez.

Agjenti i tij, Joao Santos, tashmë një muaj më parë, gjatë disa intervistave, kishte parashikuar se ëndrra e klientit të tij ishte rikthimi në Itali. Për më tepër, sipas asaj që raporton ’90Min’, trajneri Thomas Tuchel synon të revolucionarizojë mesfushën e Chelsea-t.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea jorginho serie a chelsea jorginho serie a

Sondazh

Poll