Sport

Fulham, pas një viti në Premier League! Mitrovic heroi i saj: 40 gola në 40! ndeshje

20 Prill 2022, 04:31 Nga DOSJA

ANGLI – Fulham po troket në dyert e Premier League. Kur kanë mbetur edhe katër javë nga kampionati i Championship, ajo kryeson renditjen me 86 pikë, e ndjekur nga Bournemouth me nëntë pikë më pak.

Pas fitores së tyre kundër Preston (3-0) të martën në mbrëmje në Championship, Fulham nuk mund të arrihet nga Huddersfield, e vendin e tretë me 73 pikë, ndaj për këtë arsye e ka siguruar rikthimin në Premier League sezonin e ardhshëm, një vit pas rënies.

Me dy golat në javën e 42-të në fitoren 3-0 ndaj Prestonit, Aleksandër Mitrovic ishte njeriu simbolik, jo vetëm i kësaj ndeshjeje, por edhe i të gjithë i sezonit të Fulhamit. Një vit ëndrrash për sulmuesin serb, i cili sot e shtyu skuadrën e tij edhe më afër Premier League.

Fitorja ndaj Prestonit zyrtarizon vendin parë në kampionat nga londinezët, por mbi të gjitha fiksoi edhe një rol të çmendur për sulmuesin e Smederevos: 40 gola në Championship nga 40 ndeshje të luajtura me 7 asistime.

Shifra të frikshme për ish-lojtarin e Anderlecht dhe Newcastle, i cili është në pronësi të Fulham që nga viti 2018 dhe që ka zgjedhur ta rikthejë edhe një here klubin e tij në Premier League. Misioni duket shumë se i realizuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport derby county në championship fulham dhe blackpool leicester dhe fulham derby county në championship fulham dhe blackpool leicester dhe fulham

Sondazh

Poll