Sport

Kirchner i vë kufinj Rooneyt: “Buxheti? Ne nuk do të harxhojmë para”

20 Prill 2022, 04:24 Nga DOSJA
Kirchner i vë kufinj Rooneyt: “Buxheti? Ne nuk do të

ANGLI – Pronari i ardhshëm i Derby County, Chris Kirchner, do t’i sigurojë trajnerit Wayne Rooney një buxhet modest, por adekuat për të ndërtuar skuadrën për të synuar promovimin në Champions sezonin e ardhshëm.

Në Twitter, njeriu që pritet të marrë çelësat e Derby Conty, ka shpjeguar këndvështrimin e klubit, duke folur edhe për hapat e ardhshëm:

“Së pari, ju duhet të përfundoni tranzicionin dhe të merrni përsipër klubin përpara se të filloni të punoni për të ardhmen. Procesi do të marrë kohë, por shpresoj që të përfundojë para qershorit që të fillojmë punën”.

Kirchner vazhdon t’u përgjigjet edhe pyetjeve të fansave: “Nuk do të shkojmë të humbim shumë para, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të përqendrohemi për të krijuar një bazë solide në planin afatgjatë, por buxheti do të jetë i mjaftueshëm për të rindërtuar dhe Wayne e di këtë. Tashmë po flasim me lojtarët për planet për vitin e ardhshëm. Për momentin nuk ka asnjë menaxhim të përcaktuar, fillimisht duhet ta blejmë klubin dhe më pas do ta ndërtojmë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport derby conty trajneri derby county wayne rooney derby conty trajneri derby county wayne rooney

Sondazh

Poll