Sport

Liverpool nuk e diskuton Man.United, skuadra e Klopp merr përkohësisht kreun

19 Prill 2022, 21:09 Nga DOSJA
Liverpool nuk e diskuton Man.United, skuadra e Klopp merr përkohësisht

ANGLI- Liverpool nuk e diskuton Manchester United. Në përballjen për javën e 30-të të Premier League, skuadra e Klopp fiton me shifrat 4-0 dhe vazhdon luftën për titullin kampion.

Një ndeshje pa shumë histori ku në minutën e 5′ Luiz Diaz do të shënonte golin e parë, ndërkohë Salah do të realizonte në të 22-tën minutë. I çliruar psikologjikisht, Liverpooli shënoi një tjetër gol, atë të 3-0, me Mane në minutën e 68-të, gol që “vrau” përfundimisht shpresat e Manchester Unitet për të marrë pikë në “Anfield”.

Por Liverpool nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi në të 85-tën Salah, I shërbyer nga Jotta, vulosi suksesin e thellë 4-0 të vendasve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool liverpool

Sondazh

Poll